Po për pashaportizimin e lehtësuar për gjeneratën e tretë!
Partia Socialiste Zvicerane punon për një Zvicër të përbashkët, për një Zvicër me shumëllojshmëri gjuhësore, fetare dhe kulturore.
Mbi dy milion banor/e nuk kanë pasaportë zvicerane. Ata/o jetojnë këtu, shkojnë me ne në shkollë, paguajnë taksat e tatimin – janë pjesë e jona, e Zvicrës. Megjithatë janë të përjashtuar nga bashkë-vendosja politike, edhe pse shumë vendime politike në Parlament apo në kutitë e votimeve kanë ndikim të menjëhershëm për të gjithë.
Bazuar në standardet krahasuese evropiane, natyralizimi në Zvicër është shumë i vështirë, i shtrenjtë dhe burokratik. Me ligjin e ri për të huajt, disa nga pengesat vijnë duke u rritur. Nga 1 janari 2018 për pasaportë zvicerane mund të aplikojnë vetëm njerëzit që kanë lejen e përhershme të qëndrimit (lejen C) në Zvicër. Për të gjithë me lejen (vjetore) B, nuk do të ketë (sikur që ka tani) më mundësi aplikimi. Kjo prek 650’000 njerëz.
- Për këto arsye ju ftojmë të merrni pjesë në fushatën PRO pashaportizimit të lehtësuar për të cilën do votohet në 12 shkurt të 2017.
- Partia Socialdemokrate (SP/PS) e Zvicrës bashkë me migrantet/ët e SP/PS ka bërë një apel dhe ka startuar një fushatë natyralizimi për njerëzit me lejen B të qëndrimit në Zvicër. Ne duam të informojmë, të ftojmë dhe të ndihmojmë. Ne duam më shumë Zvicër për të gjithë.