Për procedurë të drejtë dhe të shpejtë azili
Po revidimit të ligjit për azil me 5 qershor 2016
Rishikimi aktual i ligjit të azilit pas një kohe të gjatë është i pari, që me të vërtetë sjell përmirësime. Procedura mund të shkurtohet në mënyrë të konsiderueshme dhe azilkërkuesit kanë siguri më të shpejtë nëse ata mund të qëndrojnë në Zvicër. Përfaqësimi ligjor falas, i cili është menduar për të gjithë garanton procedurën ligjore të drejtë dhe më të përsosur.
Proceduarat më të shpejta janë në interes të të gjithëve
Deri në kohët e fundit procedurat e azilit zgjatnin mes tre dhe pesë vjetësh. Kohëzgjatja është rraskapitëse për azilkërkuesit. Vetëm ata që kanë qartësi në lidhje me statusin e tyre të qëdnrimit, kanë mundësi që në mënyrë aktive të formësojnë jetën e tyre: të mësojnë gjuhën, të kërkojnë punë dhe banesë, ti dërgjnë fëmijët e tyre me perspektivë në shkollës dhe të përfitojnë nga masat e integrimit.
Mbrojtja më e mirë ligjore garanton shtetin e së drejtës
Për të mundësuar që procedura të zhvillohen ligjërisht dhe si duhet, do të rritet në mënyrë të konsiderueshme mbrojta ligjore. Në fakt sipas këndvështrimit tonë do të ishte më mirë që për ankesë të vlenin afatet më të gjata kohore. Mirëpo megjithatë mbetet fakt se zgjidhja e propozuar tani paraqet një përmirësim të madh për azilkërkuesit në krahasim me deri më tani.
Përmirësime të rëndësishme për refugjatët
Në sajë të një aleance të gjerë politike, ligji kaloi në formën e tanishme në parlament – qysh para zgjedhjeve federale të vitit 2015. Me rast të një Jo më 5 qershor duhet llogaritur me përkeqësim masiv të projektligjit dhe pa çfarëdo mbrojtjeje juridike. Projektligji aktual është një kompromis i mirë, nga i cili përfitojnë refugjatët.